Të qetë, të sigurt dhe të pavarur: 5 zgjedhjet tipike të njerëzve me IQ të lartë

Jo të gjithë njerëzit me inteligjencë të lartë ndihen të detyruar të ndjekin turmën apo të kërkojnë miratim nga të tjerët. Shpesh, ata bëjnë zgjedhje që i ndihmojnë të jetojnë më të qetë dhe më autentikë, pa u shqetësuar shumë për opinionet përreth. Sipas ekspertëve, ka disa sjellje që i karakterizojnë më së shumti këta persona.

Një prej tyre është aftësia për të thënë “jo” pa ndjerë faj. Njerëzit me IQ të lartë nuk përpiqen të kënaqin të gjithë dhe nuk pranojnë gjëra vetëm për t’u dukur mirë në sytë e të tjerëve. Ata vendosin kufij dhe i respektojnë.

Gjithashtu, ata nuk ndihen keq nëse kalojnë kohë vetëm. Përkundrazi, vetmia shpesh shihet si një mundësi për reflektim, kreativitet dhe qetësi mendore. Ndryshe nga shumë njerëz që kërkojnë vazhdimisht shoqëri apo vëmendje, ata ndihen mirë edhe me veten e tyre.

Një tjetër zgjedhje që bëjnë pa u ndikuar nga opinioni publik është ndjekja e pasioneve personale, edhe kur të tjerët nuk i kuptojnë. Ata nuk kanë nevojë që çdo vendim të miratohet nga rrethi shoqëror dhe zakonisht fokusohen te ajo që i bën realisht të lumtur.

Personat inteligjentë gjithashtu nuk e kanë problem të ndryshojnë mendim kur kuptojnë se kanë gabuar. Për ta, të mësuarit dhe zhvillimi personal janë më të rëndësishme sesa krenaria apo nevoja për të pasur gjithmonë të drejtë.

Në fund, ata nuk e matin vlerën personale me suksesin apo jetën e të tjerëve. Krahasimet e vazhdueshme nuk janë pjesë e mënyrës së tyre të të menduarit, sepse fokusohen më shumë tek progresi personal dhe jo tek gara me të tjerët.