Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka mbajtur para ndeshjes finale ndaj Feyenoordit në Tiranë një konferencë për mediat.
Teksa ai iu përgjigj radhazi pyetjeve të gazetarëve, një moment shkaktoi të qeshura dhe humor.
Ai e dëgjoi pyetjen, hoqi kufjet dhe nisi të përgjigjej, duke menduar se e kishin pyetur në gjuhë shqipe.
Mourinho më pas u informua që pyetja ishte në gjuhën angleze, gjë që shkaktoi të qeshura e humor në sallë.