Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka habitur me një deklaratë të ditës së sotme, ku ka thënë se pret të arrestohet të martën e ardhshme, ndërsa u kërkoi mbështetësve të tij të dalin në rrugë.
Në një postim në rrjetetin social “Truth Social”, në pronësi të tij, ai thotë se pret të arrestohet, teksa një prokuror i New York-ut po shqyrton akuzat në një çështje që përfshin financimin e disa grave, që pretendojnë se kanë pasur lidhje me Trump.
“Kandidati kryesor republikan dhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme”,- shkroi Trump referuar vetes.