Rasti i dhunimi të një 11-vjeçareje në Prishtina nga pesë persona, ka tronditur opinionin publik dhe më gjerë.
Kjo ka bërë që një numër i madh i qytetarëve po protestojnë këtë të mërkurë (31 gusht) në Prishtinë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.
Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, përmes të cilave kërkohej mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe grat, trajtim të drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për dhunuesit.
Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Duda Balje, Adriana Matoshi, Memli Krasniqi, Atifete Jahjaga, DJ Geek, Dj Dagz, Ana Kabashi, Arta Kabashi, Blerina Kllokoqi Rugova, Ron Zaiti, Shyhrete Behluli dhe Engjellusha Salihu, janë disa nga emrat e njohur që u panë në protestë.