Artistja Taylor Swift është paditur për shkelje të të drejtave të markës tregtare, lidhur me titullin e albumit të saj më të fundit, “The Life of a Showgirl”.
padia është ngritur në një gjykatë federale në Kaliforni nga autorja dhe prezantuesja televizive me bazë në Las Vegas, Maren Wade. Ajo pretendon se Swift ka shpërfillur qëllimisht markën e saj tregtare.
Wade zotëron markën “Confessions of a Showgirl” (“Rrëfimet e një showgirl”). Në padi, ajo akuzon Swift për shkelje të markës tregtare, konkurrencë të padrejtë dhe përdorim të një titulli të ngjashëm.
