Taylor Swift ka vetëm një shqetësim… dhe lidhet me partnerin e saj!

Me publikimin e albumit të fundit, “The Tortured Poets Department”, që aludohet masivisht se i dedikohet njërit prej ish-partnerëve, Taylor Swift e gjen veten më shumë se asnjëherë në qendër të mediave rozë.

E gjitha kjo, ka krijuar një shqetësim tek Taylor, që ka të bëjë me partnerin aktual, Travis Kelce, ndërsa burime të afërta me artisten, për “Page Six” kanë thënë se ajo nuk do që lidhja e saj me sportistin të ndikohet nga e gjithë kjo vëmendje.

“Ajo (Taylor), do vërtetë një fund të lumtur me Travis dhe është e shqetësuar se kjo gjë mund t’i ngatërrojë gjërat. Ka ajër mes jetës dhe famës së saj, por edhe pse Travis e do vëmendjen, ai s’ka qenë kurrë i lidhur me një person të famshëm dhe ajo është një ndër gratë më të famshme në botë. Tani për tani, ai po e shijon gjithçka dhe Taylor shpreson që të vazhdojë kështu”.- thotë burimi, teksa po ashtu shton se këngëtarja thjesht do që Travis të mos “trembet” nga gjithë kjo famë dhe i gjithë ky interes të mos jetë shterues për të.