Taylor Swift dhe Travis Kelce do të martohen në New York City këtë verë. Futbollisti amerikan i propozoi yllit të popit gushtin e kaluar, pas dy vitesh lidhje, në një ambient romantik në kopshtin e rezidencës së tij në Kansas.
Sipas Page Six, çifti do ta zyrtarizojë lidhjen e tyre më 3 korrik. Siç i tha një burim një tjetër mediaje, Daily Mail, të ftuarve iu kërkua të konfirmonin pjesëmarrjen e tyre duke nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti (NDA) kur u dërguan ftesat, në një përpjekje për të mbajtur sekret detajet e dasmës.
Në vitin 2014, ajo bleu dy apartamente në zonën e Tribeca-s, të cilat më vonë i kombinoi në një apartament të madh me dy kate. Ajo ka blerë gjithashtu një apartament me dy kate dhe një papafingo. Ylli madje i ka kushtuar një këngë qytetit. Kënga është “Welcome to New York”, e cila u publikua në vitin 2014.
“Do të mbahet brenda ,” tha një burim pranë saj. “Taylor nuk dëshiron që të jetë si dasma e Selenës ,” shtoi ai, duke iu referuar dasmës së shoqes së saj më të mirë Selena Gomez.
