Taylor Swift dhe Travis Kelce bëjnë gjestin e veçantë, dhurojnë 26 milionë dollarë për këtë arsye

Pak para dasmës së tyre në Madison Square Garden, Taylor Swift dhe Travis Kelce bënë një donacion bujar prej 26 milionë dollarësh për një numër organizatash bamirëse në SHBA, raportojnë mediat e huaja.

20 organizatat bamirëse përfshijnë organizata në vende domethënëse për çiftin, të tilla si Nashville (ku Swift filloi karrierën e saj në muzikë), Kansas City (shtëpia e ekipit Chiefs NFL të Kelce) dhe New York City, ku raportohet se do të zhvillohet dasma e Swift dhe Kelce.

Këngëtarja ka bërë bamirësi në shifra të mëdha edhe në të kaluarën. Swift më parë ka bërë dhurata multi milionëshe për bankat e ushqimit gjatë turneut të saj “Eras’ dhe ka mbështetur kauza që variojnë nga ndihma në fatkeqësi deri te arsimi.