Rita Ora po shijon lidhjen e dashurisë me regjisorin e njohur Taika Waititi.
Prej disa javësh po përflitet për një lidhje dashurie mes tyre, por vet çifti nuk e ka konfirmuar akoma zyrtarisht një gjë të tillë.

Pas disa herave që u fotografuan së bashku dhe u zgjuan dyshimet për lidhje, dyshja nuk fshihen më.

Së fundmi ata kanë qenë bashkë në festën e 48-vjetorit të lindjes së aktores Kate Beckinsale. Në fotot e festës, Rita dheTaika shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa pozojnë përkrah miqve të tjerë të njohur.
Rita dhe Taika ishin veshur në festë thuajse njësoj, me veshje të zezë nga koka tek këmbët.

