Tashmë në ekranet shqiptare/ Luana Vjollca, Nik Xhalilaj dhe Olsi Bylyku sjellin “Policë për jetë”

Një nga prodhimet më të reja të kinemasë shqiptare, “Policë për jetë”, ka mbërritur më në fund në ekran, duke u prezantuar për publikun në premierën e tij të parë. Filmi vjen si një ndërthurje e zhanreve – komedi, aksion dhe elementë të lehtë romantikë – duke premtuar një eksperiencë argëtuese për shikuesit.

Ky projekt shënon vazhdimin e “Policë për kokë”, por kësaj here sjell një frymë të freskët dhe disa risi në kast. Një nga surprizat më të mëdha është hyrja e Luana Vjollcës në aktrim, e cila interpreton personazhin e Lunës pas një periudhe larg ekranit.

Në rolet kryesore spikasin tre emra të njohur për publikun shqiptar: Nik Xhelilaj, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme edhe jashtë vendit; Luana Vjollca, që sjell një energji ndryshe në film; dhe Olsi Bylyku, i cili vazhdon të jetë i dashur për publikun për stilin e tij spontan dhe humorin karakteristik.

Premiera e organizuar mblodhi një numër të madh figurash nga arti dhe televizioni, duke krijuar një atmosferë elegante dhe plot stil. Edhe paraqitjet e aktorëve nuk kaluan pa u vënë re: Luana u shfaq me një fustan saten në nuancë “butter yellow”, Olsi zgjodhi një stil më rebel me frymë rock, ndërsa Nik Xhelilaj u paraqit me një kostum klasik të zi, duke ruajtur elegancën minimaliste.

“Policë për jetë” pritet të qëndrojë në kinematë shqiptare gjatë javëve në vijim dhe që në fillim ka zgjuar interes të madh te publiku, i cili duket se e ka pritur me padurim këtë bashkëpunim mes emrave të njohur të skenës shqiptare.