“Takimi ynë i parë ishte një magji”, Eni Vasili publikon FOTON e parë të vajzave: “Më risollën në jetë”

Moderatorja shumë e dashur për publikun Eni Vasili është bërë së fundmi nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy vajza binjake.

Gjendja shëndetësore e moderatores dhe e binjakeve është e mirë, ndërkohë që sot Vasili ka postuar një foto mjaft të ëmbël, ku shfaqen duart e vogëlushes dhe nënës së tyre.

“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me ri sollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin”, shkruan Eni Vasili bashkangjitur fotos.

Më herët, moderatorja ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve.

“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, ka thënë ajo