Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare gjatë paraqitjes së saj të fundit në Paris, ku u shfaq e veshur me një veshje të zezë prej dantelle, duke ndezur edhe më shumë thashethemet për një lidhje të mundshme me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.


Dyshja raportohet se është parë së bashku në disa raste gjatë ditëve të fundit në kryeqytetin francez. Sipas mediave rozë, Kim dhe Lewis kanë udhëtuar bashkë nga Mbretëria e Bashkuar drejt Parisit, çka ka shtuar dyshimet për një romancë në zhvillim.
Më herët, ata thuhet se kanë kaluar kohë së bashku në një resort luksoz në Angli, larg syrit të publikut. Burime pranë tyre flasin për takime të shpeshta dhe një afrimitet që nuk ka kaluar pa u vënë re. Megjithatë, as Kim Kardashian dhe as Lewis Hamilton nuk kanë reaguar publikisht për këto zëra. Kim ka ndarë disa fotografi nga Parisi në rrjetet sociale, por pa përmendur Hamilton. Fansat kanë shpërthyer me komente dhe spekulime, duke analizuar çdo detaj të postimeve të saj.
Dyshja njihen prej vitesh dhe janë parë më parë në evente publike, por kurrë më parë nuk kanë qenë në qendër të kaq shumë thashethemeve romantike.
Mediat theksojnë se kjo mund të jetë faza e parë e një lidhjeje që po mbahet ende diskrete. Deri në një konfirmim zyrtar, romanca e përfolur mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton mbetet në kuadër të spekulimeve.
