Këngëtarja legjendare Cher ka surprizuar të gjithë fansat në ditëlindjen e saj të 75-të! Ylli i muzikës dhe kinematografisë ka njoftuar se ka nisur realizimin e filmit që do të flasë për jetën dhe karrierën e saj ndër vite.
Sipas Variety, prapa këtij projekti qëndrojnë producentët e musical-it “Mamma Mia!”.Judy Craymer dhe Gary Goetzman, producentët e filmave “Mamma Mia!” dhe “My Dear Friend”, do të bashkohen me Eric Roth (autorin e skenarëve për filmat “Forrest Gump”, “A Star is Born” e “Suspect”), për të xhiruar një film që flet për jetën e Cherilyn Sarkisian.
Kujtojmë se Cher ka një karrierë gjashtëdhjetëvjeçare në muzikë, film, teatër dhe televizion, duke e merituar totalisht emrin Diva! Ajo ka fituar të gjitha çmimet e mëdha, si Tony, Emmy, Grammy e Oscar, ndërsa konsiderohet si një prej yjeve më të mëdha në industrinë filmike dhe muzikore. /Afterparty.al
