Sulmuan deri në ofendime të rënda njëri-tjetrin, reagon i revoltuar Bearti “Tea s’është e para as e fundit..”

Ka kohë që janë ndarë madje Tea ka nisur edhe një lidhje të re por historia me Beartin vazhdon të përflitet akoma.

Së fundmi dyshja u përfshinë në një seri thumbash përmes rrjeteve sociale.

Gjithçka nisi pasi Tea e përmendi në emisionin e saj duke thënë se historia me Beartin nuk ishte njohje por lidhje.

Kjo duket se nuk i pëlqeu ish-konkurrentit, i cili hodhi një story të rëndë që u mor si kunjē për Tean.

As Tea nuk ja la mangut duke e quajtur “gay” si tërthorazi.

E pas gjithë zhurmës ka reaguar Bearti.

Ai shkruan se nëse do të ishte një thumb për Tean ai do ta përmendte hapur emrin e saj ‘sikurse bëri në fillim’ të ndarjes.

“Tash e keni tepru. Kjo lidhje u mbyll ka muaj. Nëse du mi hedh kunja dikujt unë e permeni në emër qysh e kam përmen në fillim! Ja bëj edhe Tag”, shkruan ai, duke shtuar se kjo s’ka qenë lidhja e parë as e fundit, kështu që duhet kuptuar kur teprohet.

Tea dhe Bearti u njohën në “Për’puthen”, ndonëse nuk u deklaruan për njëri-tjetrin brenda programit. Romancën e konfirmuan pas përfundimit të programit, por qëndruan vetëm pak muaj krah njëri-tjetrit.