Mbi 6200 persona mendohet të kenë qenë në sallën e koncerteve në Moskë kur ndodhi sulmi me armë që shkaktoi 40 të vrarë dhe 100 të plagosur.
Kapaciteti maksimal i “Crocus City Hall”, është 9500 persona.
Mediat e huaja shkruajnë se të pranishmit në sallë po ndiqnin koncertin e grupit të famshëm rok rus “Picnic”.
Ndërkohë Agjencia e lajmeve Tass shkruan se sulmuesit përdorën mitralozë.
Ria Novosti thotë se personat e armatosur gjithashtu “hodhën një granatë, duke ndezur një zjarr”, e më pas kanë qëlluar ndaj qytetarëve.
Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo i Moskës po rrit masat e sigurisë pas sulmit në sallën e koncerteve në Krasnogorsk këtë mbrëmje.
Stacionet hekurudhore në kryeqytet po rrisin gjithashtu sigurinë.