Studiuesit ngrenë alarmin: Kujdes me menaxhimin e parave, si ndikojnë te martesa

Nuk është çudi që ndryshimet e mëdha në financa shpesh tundin themelet e një marrëdhënieje. Megjithatë, studiuesit zbulojnë se nuk është vetëm humbja e parave që është provë për një çift, por edhe e kundërta. Si fitimi ashtu edhe humbja e parave prishin kuptimin e partnerëve për vlerat e përbashkëta, besimet ose rolet e shpërndara në marrëdhënie.

Kur çiftet nuk mund të përshtaten me situatën e tyre të re financiare dhe nuk mund të komunikojnë shqetësimet ose dëshirat e tyre, martesa ose marrëdhënia mund të jetë në telashe, thonë studiuesit dhe këshilltarët e marrëdhënieve.

“Pikëpamjet e kundërta se si një çift mund të përballojë fitimet shtesë mund të shkaktojë probleme,” thotë Marina Edelman, një terapiste martese në Kaliforni.
Së fundmi ajo i ofroi shërbimet e saj një çifti që papritmas fitoi shumë para nga një biznes fitimprurës i bashkëshortit. Mirëpo, kur u desh të bien dakord për mënyrën e menaxhimit të këtyre parave, u zbuluan shumë boshllëqe në komunikimin e tyre.

“I gjithë gëzimi dhe ngazëllimi avulluan”, tha M. Edelman, duke vënë në dukje se “ata ishin aq të fokusuar në atë që do të blinin (dmth: të mirat materiale) saqë nuk u interesuan fare për njëri-tjetrin. Kjo me të vërtetë e tronditi martesën e tyre”, theksoi ajo.

Luhatjet financiare mund të tronditin një marrëdhënie Në të njëjtën kohë, hulumtimet e reja tregojnë se luhatjet e mëdha financiare në të dy drejtimet (dmth: humbje ose fitim) mund të tronditin çiftet në të njëjtën mënyrë. Të dy skenarët mund të zbulojnë një përçarje në martesë që më parë ishte toleruar ose injoruar, tha David Cesarini, një profesor i ekonomisë në Universitetin e Nju Jorkut.

Konkretisht, studiuesit ndoqën fituesit e lotarisë në Suedi për 10 vjet pas xhekpotit. Në një dokument pune të botuar në mars, ekipi i tyre gjeti diçka befasuese: kush kishte fituar llotarinë gjithashtu “përcaktoi” të ardhmen e martesës.
“Është e pabesueshme sepse shoh të njëjtat modele. Ka çifte që fitojnë 100,000 ose 1 milion dollarë në vit dhe nuk kanë asnjë komunikim”, tha Adam Kohl, një terapist financiar në Florida.
Ai shpjegon se, në disa marrëdhënie, një partner merr rolin e menaxherit financiar të familjes. Megjithatë, kjo situatë ndryshon kur ka një ndryshim në statusin ekonomik.

“Çiftet lëkunden nëse nuk kanë një plan të përbashkët për të ardhmen e tyre ose një kuptim bazë se si do të menaxhojnë një ndryshim në të ardhurat e tyre,” tha Kohl.
Studime të tjera tregojnë se, edhe pse ndryshimet në ekonomi mund të shkaktojnë probleme, rritja e të ardhurave në përgjithësi shoqërohet me një stabilitet më të madh.

“Në përgjithësi, çiftet më të pasura kanë një rrezik më të ulët të divorcit”, tha Alexandra Killewald, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Harvardit. Familjet me një pasuri neto prej më pak se 40,000 dollarë kanë shkallë më të lartë të divorcit, theksoi profesori i Harvardit.
“Paratë kanë ndikim në jetën personale të njerëzve, pasi të gjithë e perceptojnë rëndësinë e një fitimi ose humbjeje të papritur të parave ndryshe”, përfundon ai.