Studim/ Ja cila është diferenca ideale e moshës mes një çifti!

Një studim i ri del ne perfundimin se diferenca në moshë mund të përcaktojë jetëgjatësinë e nje lidhjeje. Edhe pse ka gjithmonë përjashtime nga rregulli, hulumtimi ka treguar se marrëdhëniet me boshllëqe specifike në moshë kanë më shumë gjasa të përfundojnë në ndarje.

Sipas studimit të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, sa më e madhe të jetë diferenca në moshë, aq më e madhe është mundësia e ndarjes. Pas analizimit të të dhënave nga 3000 njerëz, studiuesit zbuluan se çiftet me një diferencë moshe pesëvjeçare kanë 18% më shumë gjasa të divorcohen sesa njerëzit e së njëjtës moshë.

Kjo përqindje rritet në 39% për çiftet me një diferencë moshe prej 10 vjetësh dhe në 95% për ata që janë “të ndarë” me dy dekada.

Për ato 30 vjet larg, gjasat për divorc janë 172% më të larta se bashkëmoshatarët. Sa i përket hendekut “ideal” të moshës, në kundërshtim me besimin popullor se çiftet duhet të kenë disa vite diferencë që një marrëdhënie të lulëzojë, studiuesit besojnë se është një vit. Në këtë rast, shanset për ndarje janë vetëm 3%, krahasuar me një çift në të njëjtën moshë ose një çift me shumë vite diferencë moshe.