Lajmet e rreme ose siç njihen si ‘’fake news’’ janë nga gjërat që shqetësojnë më së shumti të famshmit jo vetëm shqiptarë por në tërë botën.
Në paraqitje të shumta televizive ata kanë reaguar shpesh ndaj këtij fenomeni duke kërkuar që mediat të kenë kujdes pasi lajmet e tilla sjellin shqetësim tek rrethi i tyre dhe fansat.

Kryefjala e një lajmi të tillë së fundmi u bë Stresi. Një video ku shkruhet “Momenti kur Stresi bën aksident tek tunelet e Sillarit në Astir. Akoma nuk dihet gjendja e repistit shqiptar”, ka bërë xhiron e rrjetit duke shqetësuar fansat e reperit.
Padyshim kjo ka rënë në sy edhe të Stresit, i cili përmes rrjeteve sociale ka reaguar.
“U prehsha në paqe!”- ka shkruar ai me ironi, duke përgënjeshtruar të ketë qenë protagonist në video.
Stresi ka pak javë që u kthye në Shqipëri pas 7 muajsh qëndrimi në Londër duke u arratisur nga policia shqiptare pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës rreth një vit më parë.
