“S’të lë radhë njeri”/ Einxhel Shkira ironi për mungesën në TV: Jemi bërë 5 moderatorë për metër katrorë

Që prej lindjes së djalit të saj Trev, Einxhel Shkira ka qenë larg ekranit televiziv.

Dhe kjo sigurisht që nuk iu ma shpëtuar ndjekësve të saj.

Një ndjekës i ka dhënë asaj idenë që të prezantojë Festivalin e Këngës në RTSH.

“Të lutem prezanto këtë vit Festivalin e RTSH-së”, ka qenë mesazhi që mori Einxhel.

Por përgjigjia e Einxhel është epike:

“Mirë e ke ti, bukur do ishte, por s’të le radhë njeri. Se ne jemi bërë 5 moderatorë për metër katror” shkroi Einxhel.