Sqaroi raportin me Fifin, ish e dashura i bashkohet Granitit në shtëpi?!

Granit Cana ka qenë ndër më të përfolurit e ditëve të fundit.

Futbollisti sqaroi raportin me Fifin duke i thënë se nuk e sheh më shumë se shoqe.

Kjo fillimisht shkaktoi tension por dyshja arritën të gjejnë një kompromis për të vazhduar si shokë dhe raporte të mira.

Por djaloshi nga Gjakova duket se do të bëhet pjesë edhe e një drame, pasi po përflitet se në mesin e banoreve të reja që do të futen brenda është edhe ish e dashura e tij.

Këtë deklaratë e dha gazetari Andi Vrapi i ftuar në Shqipëria live, sipas të cilit në puntatën e radhës të spektaklit do të futen tre femra dhe njëra prej tyre ka një histori me Granitin.