‘Spo t’vjen marre…’ – Mozzik thumbon Loredanën dhe Karimin, reagimi i saj bën xhiron e rrjetit

Publikimi i këngës “Diss” nga Mozzik ka ndezur menjëherë rrjetin, jo vetëm për faktin që reperi i drejton fjalët edhe vetes, por sepse në tekst nuk mungojnë thumbimet ndaj Loredanës dhe reperit Karim. Në disa vargje, Mozzik zgjedh të jetë i drejtpërdrejtë dhe provokues, duke lënë të kuptohet se plagët e së shkuarës ende nuk janë mbyllur plotësisht.

Në një pjesë të këngës, ai përmend ish-partneren me tone ironike, duke thënë: “Spo t’vjen marre, ciken po ta rrit Karimi”, varg që është interpretuar gjerësisht si një goditje e hapur ndaj jetës personale të Loredanës pas ndarjes së tyre. Ndërkohë, në një tjetër moment ai shton: “Ti flet për dashni, po s’ke pas kurrë”, duke i dhënë këngës një ngarkesë të fortë emocionale.

Reagimi i Loredanës nuk vonoi, por erdhi në mënyrë minimale. Reperja publikoi në InstaStory një shprehje të shkurtër “Bruhhhhh pls”, pa asnjë shpjegim shtesë. Megjithatë, ky postim u pa nga ndjekësit si një përgjigje ironike dhe e qëllimshme ndaj vargjeve të Mozzik.