Një fenomen i rrallë kozmik ndiqet tashmë prej 4 vitesh në Parkun e Shebenik Jabllanicës në Fushë Studen të njësisë administrative Stëblevë të Librazhdit.
Aktivitet fokusohet në rënien e meteorëve në datat 11,12,13 gusht, që njihet si ‘shi yjesh Perseid’.
Parku Shebenik është vendi perfekt për ta parë me sy të lirë këtë fenomen.
Shiu i përvitshëm i meteorëve, Perseide, ndriçon qiejt nëpër botë duke mahnitur ata që shpresonin të shijonin një grimcë të atyre që njihen edhe si yjet që bien. Fenomeni sjell deri në 100 meteorë në një orë ndërsa toka përplaset me betjet që ka lënë pas kometa 109P.
Vizitorët patën mundësin që të shijojnë përvec natyrës,të njihen dhe me historinë e zonës edhe provojnë ushqime tradicionale.