Ajo është ndër artistet me famë botërore që kanë frymëzuar shumë të rinj e të moshuar më këngët e saj dhe çdo veprim të saj. Bëhet fjalë për divën e muzikës ndërkombëtare, Beyonce e cila sot besojeni ose jo feston 40-vjetorin e lindjes.

Emri i saj i vërtetë është Beyonce Giselle Knowles dhe filloi të këndonte në moshën 7-vjeçare. Ndërkohë karriera e saj vazhdoi të merrte përmasa globale, e sot është ajo që emri i saj nuk ka nevojë për prezantim: BEYONCÉ!

Të shumtë ishin artistët që uruan artisten në ditën e saj të lindjes, ndër ta ishte edhe autorja dhe moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, e cila e quajti Beyoncen “frymëzim” dhe dyshja kanë edhe një detaj të përbashkët: Janë “virgjëresha” në horoskop!

