Sot e shohim super seksi; por kështu dukej Angela Martini dikur!

Angela Martini është një nga femrat më seksi të showbizit shqiptar. Që kur fitoi kurorën e “Miss Universe Albania” në vitin 2010, bukuroshja shkodrane ka qëndruar në memorien dhe vëmendjen e publikut, edhe pse tanimë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por a ka qenë gjithmonë kaq seksi Angela?

Sigurisht që po, ka qenë dhe do të jetë. Megjithatë, nëse shohim fotot kur ylli shqiptar ka qenë e vogël me siguri nuk do ta njihnim.
Angela ka publikuar në Instastory një foto kur ishte fëmijë. Në postim, ajo shfaqet krahë kushërirës së saj Juvita, të cilën e uron për ditëlindje.
Pavarësisht se ish-modelja njihet për elegancën dhe klasin e saj, në fëmijëri Martini mbante flokë të shkurtër e vështirë se dallohet që po flasim për të njëjtin person.
Kujtojmë se në intervistat e fundit modelja ka folur gjithmonë plot nostalgji për periudhën kur ka qenë e vogël dhe ka qëndruar në Shkodër, megjithëse nuk jetonte mes luksit të ditëve të sotme.