Sot me 15 tetor është ditëlindja e Ergi Dini.
Padyshim në këtë datë të veçantë nuk ka munguar një dedikim nga motra e tij, këngëtarja Barbana Dini, e cila vazhdimisht përmes rrjeteve sociale kujton vëllaun e ndjerë.

Me një fotografi të tij Barbana ka përlotur të gjithë me fjalët dhe dedikimin për Ergin.
“Sot është dita jote e lindjes, do të bëheshe 27 vjeç. Nuk gjej dot fjalë të shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi. Në çdo moment të kam në mendje. Koha kalon, malli shtohet e fjalët pakësohen sepse nuk kanë më vlerë. Festo me engjëjt, engjëlli im, dhimbja ime më e madhe”, ka shkruar Barbana.

Ergi Dini humbi jetën në një aksident me motor në nëntor të vitit 2016.

