Skuadra shqiptare e futbollit shpëton nga tragjedia, plasaritet dritarja e pilotit, pamje brenda aeroplanit

Skuadra e FC Ballkanit nga Suhareka e Kosovës është përballur me një moment i cili mund të ishte tragjik gjatë kthimit në Prishtinë.

Aeroplani i cili ishte duke fluturuar drejt Prishtinës, është detyruar të ktheht përsëri në Pragë, pasi është plasaritur dritarja e pilotit.

Fatmirësisht të gjithë personat që ishin në ekuipash janë mirë.

Ekipi i Ballkanit detyrohet të kthehet në Pragë, falë Zotit shpëtuam mrekullisht

Derisa ishim duke fluturuar drejt Prishtinës, dritarja te piloti është plasaritur. Gjatë kthimit urgjent në Pragë, plasaritja është zmadhuar.

I gjithë ekuipazhi që ndodhej në aeroplan është shëndosh e mirë, falë Zotit”, ka shkruar gazetari Arlind Sadiku.