Skenar filmash! U raportua si vrasje nga grabitësit, bashkëshorti i Liridona Murselit autori i ngjarjes?

Vrasja e Liridona Murselit,dyshohet se është planifikuar me detaje nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja tronditi Kosovën në 29 Nëntor, ndërsa këtë të premte Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona, nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e 33-vjeçares, Naim Murselin, pra burrin e viktimës dhe një shtetas tjetër, emri i të cilit ende nuk dihet.

Ngjarja u raportua si grabitje, ku çifti Murseli, së bashku me fëmijët ranë pre e grabitësve. Këta të fundit, pasi morën sendet me vlerë, qëlluan drejt Liridonës, e cila ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Me arrestimin e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, pistat e hetimit mund të zgjerohen më shumë, për të bërë zbardhjen e ngjarjes.