“S’ka futbollistë të shenjtë”, modelja shqiptare i del në mbrojtje Wandas pas tradhëtisë së futbollistit

Modelja shqiptare Erjona Sulejmani ka folur publikisht për tradhëtinë e Mauro Icardi ndaj gruas së tij, Wanda Nara.

Ish e dashura e futbollistit shqiptar, Blerim Xhemajl, i doli në mbrotjke Wandas duke habitur me deklaratën se nuk ka futbollist të shenjtë.

“Unë mendoj se ajo është një grua me attribute. Ne të gjithë e dimë se nuk lojtarë të shenjtë”, ka thënë Sulejmani në një përgjigje të dhënë një fansi në Instagram.

Në mes të çiftit tani janë 60 milionë euro për tu ndarë pa përfshirë këtu bizhuteri, prona e vepra arti.

Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo histori që është kthyer në telenovelë për tifozët që janë jo pak të interesuar nga kjo histori.