Sipas Financial Times: Mira Murati, një nga gratë më me ndikim për vitin 2023

Financial Times ka renditur gratë më me ndikim në skenën ndërkombëtare për vitin 2023.

Mes tyre renditet edhe shqiptarja Mira Murati.

Puna që ka zgjedhur të bëjë me pasion, dhe impakti që ajo lë në të tashmen dhe të ardhmen, ka bërë që shefja e teknologjisë OpenAI të renditet mes emrave të mëdhenj Margot Robbie, Beyoncé, Barbara Kingsolver, Margot Robbie, Beyoncé, Lola Shoneyin etj, si një ndër gratë më të fuqishme në botë.

“Shefja e teknologjisë OpenAI, Mira Murati, është në krye të transformimit të thellë dixhital të këtij momenti. E lindur në Shqipëri, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Produktet novatore të OpenAI, ChatGPT dhe Dall-E, kanë rrëmbyer imagjinatën e botës dhe do të ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe shprehemi në mënyrë krijuese. Tepër e vëmendshme në parashikimin e ndërveprimeve njerëzore-AI, Mira është pro testimeve të hapura, publike – duke na inkurajuar të kapim këtë moment unik në kohë. Si diçka dukshëm e rrallë – një grua që drejton një kompani teknologjike – historia dhe lidershipi i Mirës janë po aq frymëzues sa teknologjia që përcakton të ardhmen që ajo mbikëqyr”- shkruan Marissa Mayer, bashkëthemeluese dhe shefe ekzekutive e startup-it të inteligjencës artificiale Sunshine, në dedikimin drejtuar Muratit.