Si të ulni stresin përmes ushqimit: 6 zgjedhje të zgjuara

Stresi i përditshëm ndikon drejtpërdrejt në trupin dhe mendjen tonë, kryesisht përmes rritjes së hormonit të njohur si kortizol. Për fat të mirë, disa ushqime të zakonshme mund të ndihmojnë në balancimin e tij dhe në përmirësimin e gjendjes emocionale.

Ja cilat janë më efektivet:

1. Kosi grek
I pasur me proteina dhe baktere të mira, ai ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe përmirëson shëndetin e zorrëve. Një mikrobiomë e shëndetshme lidhet drejtpërdrejt me nivele më të ulëta stresi.

2. Bananet
Janë një nga zgjedhjet më të mira kundër stresit falë magnezit që përmbajnë. Ndihmojnë në relaksimin e sistemit nervor dhe mbajnë energjinë të qëndrueshme gjatë ditës.

3. Çokollata e zezë
Një copë e vogël mund të bëjë diferencë. Ajo përmban magnez dhe ndikon në uljen e kortizolit, duke përmirësuar humorin dhe duke dhënë ndjesi qetësie.

4. Çaji jeshil
Përveçse është antioksidant i fuqishëm, ai përmban L-teaninë, një aminoacid që ndihmon relaksimin dhe përqendrimin, duke ulur ndjeshëm stresin.

5. Salmoni
I pasur me omega-3, ndihmon në uljen e inflamacionit dhe përmirëson reagimin e trupit ndaj situatave stresuese.

6. Frutat e kuqe (manaferra)
Boronicat, mjedrat apo luleshtrydhet janë plot antioksidantë që luftojnë stresin oksidativ dhe ndihmojnë në uljen e kortizolit.