Si të reagoni nëse partneri ende nuk e shpreh dashurinë që ka për ju?

Dashuria përfshin durim, mirëkuptim, por ndonjëherë mund të shkaktojë edhe ndjenjën e pasigurisë. Nëse partneri nuk ju thotë “ju dua” kur ju ja shprehni, ka mundësi që të jetë frika ajo që i ndalon. Kështuqë, nëse i hapni zemrën dikujt, keni të drejtë të ndiheni të shqetësuar.

Të shprehësh ndjenjat kërkon kurajo dhe lëndohesh nëse nuk e merr mbrapsht. Megjithatë, nëse partneri nuk ju thotë ‘të dua’ nuk është me patjetër një ‘flamur i kuq’, pasi ai mund të kujdeset për ju, por nuk e shpreh atë drejtpërdrejt. Terapistja e familjes dhe e lidhjeve dashurore, Nicole Richardson ka treguar për EliteDaily se:

Sjellja e tyre shpesh tregon afeksionin që ai ka ndaj jush. Partneri juaj mund të mos jetë tip i fjalëve dhe kjo nuk ka të bëjë me ju. Kështuqë, para se të mendoni se lidhja juaj ka përfunduar, përpiquni t’i shihni gjërat pak më thellë.
Partneri juaj mund të jetë i pasigurt për të thënë ‘të dua’

Njerëzit shpesh mund të jenë të frikësuar për të thënë ‘të dua’, pasi dashuria nga shumë konsiderohet si një mënyrë kontrolluese. Ndoshta partneri juaj e mendon dashurinë si një gjë që do të marrë një pjesë të tij. Asgjë nga këto nuk janë të vërteta, por perceptimi i partnerit juaj mund të ngjallë frikë tek ta.

Partneri juaj mund të jetë ‘djegur’ në të shkuarën nga një lidhje e mëparshme. Ndoshta herën e fundit që shprehën këto ndjenja ju refuzuan dhe këtu është e kuptueshme frika.
Njerëzit e shprehin dashurinë në mënyra të ndryshme

Ndoshta partneri juaj është rritur me një koncept të ndryshëm të dashurisë nga ju. Nëse ata nuk janë rritur në një ambient familjar, ku fjala ‘të dua’ thuhet rregullisht, mund të jetë jo e nevojshme për ta që ta shprehin dashurinë me fjalë.

Ndoshta mund të ketë nevojë për pak më shumë kohë për të shprehur ndjenjat, mund të kenë nevojë të krijojnë më shumë besim tek ju apo mund të jenë lënduar më parë nga njerëz që kanë thënë se i duan. Në këtë rast nuk do të thotë se ai nuk ju do, por thjesht nuk di si ta shprehë në një mënyrë të sigurt.