Si të kuptoni se marrëdhënia juaj nuk po shkon, vetëm nga mënyra si uleni në divan…

e dini se mënyra se si ju dhe partneri/ja juaj uleni në divan mund të thotë shumë për marrëdhënien tuaj? Të ulesh krah për krah, të kesh këmbët mbi prehrin e partnerit/es dhe të mbash duart afër janë të gjitha shenja pozitive, por të qëndruarit në anët e kundërta të divanit mund të jetë tregues i faktit se raporti juaj ka probleme. Ekspertja e raporteve në çift, Roseland Furniture thekson se nëse uleni në anët e kundërta të divanit me partnerin/en tuaj, kjo mund të nënkuptojë se çifti “është ndarë ose ka probleme serioze”.

Nëse kjo po ndodh çdo natë dhe nuk jeni kurrë të ulur së bashku në të njëjtin divan ose duke kaluar kohë duke u qetësuar së bashku, atëherë kjo mund të jetë shenjë se keni filluar të bëni jetë të ndara.
Kjo njihet si një “marrëdhënie paralele”, kur dy njerëz jetojnë në të njëjtën shtëpi pa asnjë afërsi apo kontakt me njëri-tjetrin, sipas ‘Psychology Today’. Ata janë si dy linja paralele që nuk preken kurrë, duke jetuar jetën e tyre në afërsi, pa u kryqëzuar.

Megjithatë, çiftet shpesh pa dashje hyjnë në marrëdhënie paralele për shkak të faktorëve të tjerë të jetës si oraret e ngarkuara të punës ose fëmijët. Por, sipas psikologes Charlotte Ball, veprimet e vogla mund të jenë tregues për gjëra të tjera që do të ndodhin në të ardhmen.

Nëse ju uleni pranë njëri-tjetrit në divan pa ndonjë intimitet në fazat e hershme të një marrëdhënieje ky mund të jetë një flamur i kuq. Nëse jeni të prirur të vendosni këmbët mbi partnerin/en tuaj ndërsa jeni ulur në divan, kjo është një shenjë e shkëlqyer për marrëdhënien tuaj pasi tregon afërsi. Mbajtja e duarve është një tjetër shenjë e sigurt e një marrëdhënieje të lumtur, pasi po shfaqni dashuri ndaj njëri-tjetrit. Prekja është një mënyrë e mirë për të çliruar hormonet e lumturisë, kënaqësisë dhe dashurisë, duke ju mbajtur në sistemin nervor parasimpatik të karikuar dhe plot emocione, sipas Ball.