Si ta impresiononi vjehrrën?, Na mëson Sara Hoxha!

Sara Hoxha shumë shpejt është kthyer në një personazh shumë të ndjekur në rrjetet sociale.

Pasi u bë publike lidhja e saj me Ledrin e më pas ardhja në jetë e Poem, njerëzit kanë vazhdimisht pyetje për të.

Bukuroshja qëndron aktive duke zbuluar detaje interesante nga përditshmëria e saj.

Nga to ne kemi kuptuar edhe marrëdhënien e mirë me vjehrren e saj, Xheraldina Vula, ndërsa së fundmi ka zbuluar për femrat një ide se si ti impresiononi nënat e partnerëve tuaj.

Duket se një nga “sekretet” është gatimi.

Ajo ka përgatitur krepa dhe Xheraldina i ka pëlqyer aq shumë sa i ka ndarë në Instastory, duke shkruar “Të bëra nga Sara”.

Kjo e fundit e ka rishpërndarë në llogarinë e saj, duke shkruar: “Si të impresiononi vjehrrën!”