Si në filma! Maskat sulmojnë studion televizive gjatë transmetimit LIVE në Ekuador (video)

Një grup personash të armatosur kanë hyrë në një studio televizive teksa kishte transmetim live në Ekuador dhe kanë kërcënuar dhe terrorizuar stafin.

Si pasojë transmetimi i drejtpërdrejtë nga stacioni TC në qytetin e Guayaquil u ndërpre.

Stafi u detyrua të shtrihej barkas në dysheme, përpara ndërprerjes së transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ekuadori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 60-ditore të hënën, pasi një udhëheqës i dënuar bande u zhduk nga qelia e tij e burgut.