Princesha e Uellsit, Kate Midleton, ka publikuar një mesazh video për Diten Botërore të Kancerit, për të shprehur mbështetjen e saj për njerëzit që përballen me këtë sëmundje.
Ajo thotë se udhëtimi me kancer nuk është linear, duke përmendur momente frike dhe lodhjeje, por edhe momente force, mirësi dhe lidhjesh të thella.
Kate i inkurajon të gjithë që të mos ndihen vetëm, duke përsëritur: “Ju nuk jeni vetëm”.
Mesazhi i saj është shoqëruar me pamje nga vizita e saj në Royal Marsden Hospital në Londër.
Princesha thekson se kanceri prek jo vetëm pacientët, por edhe familjet, miqtë dhe kujdestarët e tyre.
Ajo fol për rëndësinë e kujdesit, mirëkuptimit dhe shpresës gjatë këtij udhëtimi.
Kate thotë se edhe pse ka ditë të vështira, ka edhe momente që japin shpresë dhe forcë.
Ky është një mesazh personal dhe i sinqertë, i cili synon të sjellë forcë dhe mbështetje për të gjithë.



