Moderatorja Fjoralba Ponari ka spikatur gjithmonë për thjeshtësinë e saj, e cila në pak kohë arriti të bëhej një ndër personazhet më të dashura për publikun.
Së fundmi, moderatorja iu është përgjigjur interesit të fansave në Instagram, mirëpo, jo të githë i kanë bërë pyetje të këndshme. Fjoralbës i ka rënë në sy dikush që i ka shkruar “Si do ia bësh me ligjin e ri pa filtra?”.
Moderatorja nuk ia ka përtuar një përgjigje dhe i ka shkruar “Siç kam bërë para se të bëhej trend puna e filtrave, për bukuri të Zotit”. Ajo e ka shoqëruar përgjigjen me një foto pa filtra dhe pa pikë make upi, ku vlen të themi se shkëlqen.

