Ish-pjestari i grupit “Babastars”, Onat Shufta prej disa kohësh nuk është më aktiv në karrierën e tij muzikore.
Duket që këtë shkëputje të tijën ai e ka marrë për t’u fokusuar në jetën e tij personale pasi siç bëhet me dije pë emisionin “Prive”, reperi kosovar është ndarë nga partnerja e tij prej disa vitesh, Fortesa Jakupi.
Dyshja kanë fshirë çdo gjurmë të njëri-tjetrit nga rrjetet social dhe Onati përveç fotove të përbashkëta, nuk e ndjek Fortesën as në Instagram.
Ende nuk ka asnjë reagim se çfarë mund të ketë ndodhur.