“Shtrigë, ma ka nxirë jetën”/ Eni Shehu “plas bombën” për Arbana Osmanin: “Ika prej saj nga …”

Gazetari Eni Shehu ka folur për hapat e parë karrierës së tij, teksa ka treguar edhe një situatë të pakëndshme.

I ftuar në një intervistë, Eni ka folur më shumë për kohën kur ka qenë në “Top Media” në programin “Select” prej të cilit u largua në vitin 2006.

Ai ka treguar se marrëdhëniet më të vështira i ka pasur me moderatoren Arbana Osmani, së cilës iu referua me termin “shtrigë”, e cila sipas tij “ia ka nxirë jetën”.

Eni Shehu: Tani unë nuk e di te them për këtë kohë apo atëherë, t’ia jap përcaktimet që kemi dëgjuar në Big Brother për shembull? Atëherë, shtrigë. Tani, e aftë, e suksesshme. Ta nxinte jetën sepse edhe unë ia nxija jetën.
Moderatorja: Ishe ti shtrigani domethënë?
Eni Shehu: Patjetër.
Moderatorja: Keni pasur marrëdhënie shumë të mirë?
Eni Shehu: Jo, s’kemi pasur marrëdhënie të mirë. Më vonë, kam përshtypjen se Arbana është ajo që është politikisht korrekte me kolegët, kurse mua kjo pjesë nuk më pëlqen, tani ose je mirë me mua, ose s’mund të jesh politikisht korrekte.
Moderatorja: Flisni?
Eni Shehu: Po për ca të flasim, për paninet?
Më tej ka shtuar: “Po patjetër, unë kam respekt për punën e saj. Nuk ka nevojë që unë të flas për sukseset e Arbanës, por…”
Moderatorja: Në planin njerëzor po thua…
Eni Shehu: Në atë kohë po, nuk është se më ka mbështetur shumë.
Moderatorja: Prandaj ke ikur nga Top-i ti?
Eni Shehu: Hë mi Arbana?