Samanta Karavella është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar dhe çdo këngë që ajo bën kthehet menjëherë në HIT.
Ndërkohë që jemi të gjithë sy e veshë për të zbuluar projektin e radhës të bukuroshes brune, ylli i “Vonë” ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram.
Ajo ka lajmëruar se ka një surprizë këtë fundjavë dhe ka pyetur fansat e saj “Çfarë mendoni se mund të jetë?”.
Sigurisht që shumica është përgjigjur se do të jetë kënga e re me videoklip e Samantës, por ka patur dhe nga ata që kanë aluduar të tjera gjëra.
Për shembull, një ndjekës e ka pyetur këngëtaren nëse është shtatzënë.
Përgjigjia e Samantës ka lënë pak pikpyetje. “Ende jo,” shkruan ajo, duke na lënë të kuptojmë se një bebe mund të jetë në planet e saj të së ardhmes.
Kujtojmë se Afterparty.al zbuloi disa javë më parë se Samanta dhe partneri i saj të cilin nuk e ka bërë publik janë fejuar.
/Afterparty.al

