Ajo po bëhet e preferuara e yjeve botërorë dhe ata e dinin para nesh suksesin që do kishte stilistja shqiptare; ndaj edhe zgjodhën të vishen nga ajo!
Pas çmimit të Louis Vuitton për stilistët e rinj, Nensi Dojaka, ylli shqiptar i modës ka fituar mbrëmë çmimin tjetër prestigjoz British Fashion Award, duke u shpallur stilistja e vitit në Britaninë e Madhe.

Artistja shprehet e lumtur që këtë çmim e ka marrë në një datë të shënuar dhe për atdheun e saj, 29 Nëntorin.
Menjëherë ka marrë urime të shumta. “Urime nga zemra dhe krenar për ty Nensi”, shkruan kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social “Instagram”.
View this post on Instagram
Stilistja ka veshur vajza njohura nga bota e artit, mes të cilave dhe ato shqiptare. (Lexo këtu)
Me një make up të thjeshtë e fustanin e zi, Dua Lipa morri gjithë vëmendjen në një event, ku mori pjesë pak muaj më parë.


