Shqipëria ruan vendin e parë në grup, pasi mori një pikë në ndeshjen përballë Ishujve Faroe në Arenën Kombëtare.
Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në “Air Albania”.
Paçka fitores 3-0 të Çekisë kundër Moldavisë, kuqezinjtë e mbyllin garën si të parët në grupin E duke lënë pas Çekinë vetëm nga golavarazhi, pasi dy skuadrat kanë nga 15 pikë.
Shqipëria dhe Çekia janë skuadrat që kalojnë më tej në finalet e “Gjermani 2024”.
Menjëherë pas lajmit të mirë skuadra Kuq e Zi ka shkuar të festojë në një nga klubet e Tiranës dhe atmosferën e ka ndezur këngëtarja e njohur shqiptare, Artjola Toska.
Video 1
Video 2
Video 3
Video 4