Shqipëria doli me nder nga Europiani, teksa Spanja ishte shumë e fortë dhe me formacionin e dytë.
Mbyllet me humbjen 1-0 ndaj Spanjës rrugëtimi i kombëtares shqiptare në Euro 2024. Goli i Ferran Torres vendosi sfidën e luajtur në “Merkur Spiel-Arena”, në prani të 40 mijë tifozëve shqiptarë.
Skuadra kombëtare e mbylli në vendin e fundit në grupin B me një pikë, ndërkohë që u regjistrua një barazim drithërues 1-1 në Kroaci-Itali, rezultat që kualifikon të kaltrit e Spallettit.
Zaccagni realizoi golin e barazimit në minutën e 8′ shtesë, duke reaguar pas golit të Luka Modric në 55′.
Skuadra e Zlatko Dalic, me vetëm dy pikë, mbetët me shpresën e kualifikimit si vend i tretë.