Ditën e sotme Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë ndeshjet futbollistike në të njëjtën kohë duke filluar nga ora 18:00.
Shqipëria zhvillon ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar për këtë muaj ndaj Gjeorgjisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Trajneri Edy Reja i ka bërë të gjitha përgatitjet për të marrë rezultat pozitiv nga kjo përballje dhe ka thënë që shpreson që skuadra të luajë ashtu si ndaj Spanjës.
Formacioni startues i Shqipërisë:

Në po të njëjtën orë fillon edhe loja e Kosovës kundër Zvicrës ku luajnë një pjesë e madhe e futbollistëve shqiptarë dhe kjo do të jetë hera e parë që dy shtetet përballen mes vete në një ndeshje miqësore.
Kur ka mbetur rreth një orë deri te fillimi i ndeshjes, tashmë është bërë i ditur formacioni i “Dardanëve”.

