Edhe pse ishte thjesht një miqësore, Shqipëria shënoi një tjetër fitore spektakolare ndaj Bullgarisë.
Ernest Muçi, që pasi studiou nga pankina Asanin e Bajramin për disa ndeshje radhazi, tregoi se mund të shënojë edhe ai gola spektakolarë.
Një goditje perfekte nga më shumë se 25 mera distancë, që përfundoi në cepin e portës së Bullgarisë, vulosi suksesin 2-0 të Shqipërisë, që më herët kishte zhbllokuar sfidën me një tjetër aksion të bukur, të finalizuar nga Qazim Laçi.
Kjo ishte ndeshja e pestë radhazi me fitore në “Air Albania” dhe e pesta pa pësuar gol për kuqezinjtë…