“Shqipëri”/ Tifozët e flaktë mbushin stadiumin, nis ndeshja e shumëpritur

Sapo ka filluar ndeshja e shumëpritur e Kombëtares sonë me Çekinë, teksa stadiumi i Arenës Kombëtare është mbushur plot me tifozë kuqezi.

Tifozët e zjarrtë brohorasin, këndojnë dhe festojnë për këtë ndeshje të rëndësishme, e cila do të jetë bileta për kualifikimin në “Euro 2024”.

Ata e kanë nisur festën orë më parë, ku rrugët e Tiranës janë pushtuar nga tifozë të shumtë.

Trajneri Sylvinho ka publikuar formacionin titullar teksa Ismajlin e dëmtuar e ka zëvendësuar me Arlind Ajeti. Taulant Seferi do të pozicionohet në krahun e majtë të sulmit. Ndërkohë, nuk ndryshon pjesa tjetër e skuadrës me Berishën në portë, Gjimshitin, Hysajn dhe Mitajn në mbrojtje, Asllani, Ramadani dhe Bajrami në mesfushë si dhe Cikalleshi e Asani në sulm.