“Shpëtove nga ajo e sëmurë mendore”, motra e Granitit shpërthen ashpër kundër Fifit, thotë se ai pëlqen Semin

Mbrëmë pas spektaklit Graniti vendosi t’i japë drejtim raportit me Fifin duke i thënë se e do shumë por nuk mendon se mund të ndodh diçka më shumë.

Kjo dërgoi në acarim të Fifit, e cila vendosi të mos i flasë më ndërsa futbollisti mori mbështetjen e banorëve të tjerë.

E pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe motra e Granitit, Genta Cana.

 

Prezantuesja e njohur e sportit ka habitur me postimin duke thënë se Graniti pëlqen Semin dhe duke shpërthyer kundër Fifit, të cilën e quajti edhe të sëmurë mendore.

“Ti je brenda por une jam jashte e luftova fuqishem lidhjen tuaj.Luftova per nxitjen dhe presionin qe vazhdimisht ta benin si brenda dhe jashte. Mu kundervune, me shane, me fyen. Pse? Sepse tek ty pashe dicka tjeter me dike tjeter. . Te gjithe pane Semin me Donaldin por une pashe ty dhe Semin. Do dalin keto fjale e ti vella rri i qete, u lehtesove nga ajo e cmendur, shpetove nga ajo e semure mendore, psikopate, manjake dhe nje njeri shume i ulet e i vogel. Forca Granit te do Kosova, te do Shqiperia.”

 


Ky post ka qëndruar vetëm pak pasi Genta e fshiu duke thënë se nuk ka asgjë personale me Fifin.

Ndërkohë vetëm pak kohë më parë vet Genta kishte deklaruar se duke e njohur Granitin e di qê e ka seriozisht madje tha se Fifi është e mirëpritur në shtëpinë e tyre.