Shpërthimi i fortë në Lushnjë/ Një viktimë e 10 të plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë.

Si pasojë shtetasi Roland Hoxha ka humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje. Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.