Shpërtheu disa herë në lot, Morena Taraku me një mesazh të gjatë i del në mbrojtje Fifit ‘’Jemi njësoj por të metat tona gjykohen’’

Filloreta Raçi është njëra nga personazhet më të përfolura brenda shtëpisë së Big Brother.

Këngëtarja e njohur ka shfaqur disa herë gjendjen e saj emocionale duke shpërthyer edhe në lot për situate të ndryshme brenda.

Lidhur me këto reagime dhe ndjeshmëri për të cilat është komentuar shumë në media dhe rrjete sociale, ka reaguar Morena Taraku.
Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare përmes një mesazhi të gjatë në Instagram ka folur për Fifin duke i dal në mbrojtje dhe duke cekur vlerat e saj si artiste dhe si njeri.

Morena gjithashtu arsyeton gjendjen e luhatshme emocionale të Fifit brenda BBV, duke thënë se e kupton tërësisht, pasi një përvojë të ngjashme ajo e ka kaluar gjatë izolimit të saj në shtëpinë e “VIP Shpija” që ishte organizuar dikur në Kosovë.

Ky është shkrimi i plotë që Morena ia ka dedikuar Fifit: 

“Doja thjeshtë të shkruaja diçka për ty, jo për Fifin që njohin sot njerëzit dhe këngët e saj, por për Fifin që njohim ne shoqëria e saj më shumë se 15 vite. Unë të njoh mirë dhe nuk jam e vetmja…njoh brendësinë tënde të shpirtit, atë brendësi që krijon këngë për dashurinë, atë copë shpirti që jep dashuri të pa fund, atë Fifin që për pak derdh lot se brenda saj ka një shpirt plot ndjenja. Diamantet thonë që t’i marrin sytë por vlera e saj kushton, edhe shpirti i një artisti ka vlera dhe ndjenja që bota e jashtme nganjëherë nuk i kupton e na quajnë të marrë. Dita brenda është e gjatë, e dimë vetëm ata që e kemi provuar të jemi pjesë e një spektakli, sepse 24 orë brenda janë sikur 20 ditë jashtë e edhe më të vështirë e bëjnë kamerat e njerëzit që nuk njohim aty, dhe secili mundohet të nxjerr në pah diçka të bukur nga vetja e nuk mendon se sa lëndon tjetrin…Ti je Fifi që shpërthen në të qara e në të qeshura sepse brenda teje nuk ka filtera se ti jeton brenda botës tënde…Në botën e artit reflektorët dhe kamerat marrin shumë copa të shpirtit tonë me vete sa herë ndizen e fiken dhe këtë pak njerëz në botë e kuptojnë. E për fat të keq presin që ne gjithmonë të jemi të buzëqeshur…por ja që edhe ne dimë të qajmë e të hidhërohemi, jemi të gjithë njësoj, vetëm se të metat tona gjykohen sepse shihen në publik, kurse të tjerët jetojnë jashtë kamerave”, ka shkruar Taraku në InstaStory.