Shpat Kasapi do të festonte 41 vjeç, Selvija prek me dedikimin: “Roeli po thotë Daddy”

Në ditën kur Shpat Kasapi do të mbushte 41 vjeç, ish-bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka ndarë një moment tepër prekës në rrjetet sociale.

Ajo publikoi një video ku artisti shfaqet në çaste të ëmbla me djalin e tyre, Roelin, duke shoqëruar pamjet me një dedikim emocional për mungesën e tij.

“Sot është dita jote… Ti nuk je larg, je vetëm në një formë tjetër: engjëlli ynë mbrojtës,” shkruan ajo, duke shtuar se çdo gjë e bukur që u ndodh e ndien si një shenjë prej tij.

Në mesazhin e saj, Selvija ndalet edhe te djali i tyre i vogël, duke treguar se fjalët e tij i rikthejnë ndjesinë e pranisë së të atit:
“Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe zemra ime e di që ti e dëgjon.”

Këngëtari u nda nga jeta në nëntor të vitit 2025, pas një ataku kardiak, duke lënë pas një boshllëk të madh në muzikën shqiptare dhe në jetën e familjes së tij.