Shpallet gruaja më e bukur në botë/ Ja për cilin personazh shumë të njohur bëhet fjalë

Anne Hathaway është shpallur nga revista People si gruaja më e bukur, duke u shfaqur në kopertinën e numrit të majit.

Në intervistën shoqëruese, aktorja 43-vjeçare – e cila së fundmi hodhi poshtë akuzat për ndërhyrje plastike – foli për filmat, martesën dhe këndvështrimin e saj mbi bukurinë.

“Një regjisor më tha njëherë këtë: Bukuria mund të përmbajë brenda saj edhe shëmtinë, për sa kohë që përmban të vërtetën. Kështu që për mua, bukuria gjithmonë qëndron brenda këtyre kufijve”, u përgjigj ajo kur u pyet se si e përkufizon të bukurën.

Aktorja e njohur gjithashtu tregoi se si ruan formën fizike, duke vlerësuar trajneren e saj personale, Monique Eastwood.

“Më pëlqen shumë të stërvitem me Monique Eastwood,” u shpreh ajo. “Ajo është një gjeni. Ka qenë balerinë, ndaj ka kombinuar baletin, HIIT, Pilates dhe yogën”.

Ajo ka dy djem, Jonathan, 10 vjeç, dhe Jack, 6 vjeç, me bashkëshortin e saj, Adam Shulman, 45 vjeç.